
Një kabull elektrik është përfshirë nga flaket në afërsi të postës në qendër të qytetit të Shkodrës duke rrezikuar banesat përreth.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikëse që kanë vendosur nen kontroll situatën duke shuar zjarrin. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit ndërsa po punohet për rikthimin e energjisë elektrike në zonë, pasi që një pjesë e qendrës së qytetit është pa energji elektrike.