Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë, në zonën pranë ish ¬SMT¬-së. Mësohet se automjeti është i llojit “Volkswagen” me targa AA 602 CS dhe ka marrë lëvizje në lëvizje e sipër.

Megjithatë shoferi i automjetit D.H. ka dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime. Policia u lajmërua për ngjarjen rreth orës 21:50. “Menjëherë u njoftua zjarrfikësja e cila ndodhet në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit si dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njofton Policia