Një anije e marinës ruse është përfshirë nga flakët, duke lënë pas 14 të vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e cila njoftoi se “14 persona, punonjës të marinës ruse kanë vdekur pas rënies së një zjarri të madh në bord”.

Incidenti ndodhi në nëndetësen bërthamore të AS-12 të quajtur Losharik, e projektuar që në vitin 2003 për kërkime, shpëtim dhe operacione të posaçme ushtarake.

Ky është incidenti i dytë më i madh dhe më i rëndë në Rusi në fushën e mbrojtjes. Në vitin 2008 si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit vdiqën 20 vetë dhe u plagosën 21 të tjerë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFUTBOLLISTJA SHQIPTARE GJENDET E VDEKUR PAS 3 DITËVE
Artikulli tjetërALEATJA E MERKELIT, GRUAJA E PARË QË KANDIDOHET PËR TË DREJTUAR BE-NË