Objektet arkelogjike do te nxirren nga bodrumi i bibliotekes dhe do te ekspozohen ne kala
Rreth 2 mijë objekte arkeologjike, të zbuluara ndër vite në territorin e Lezhës, do të dalin nga bodrumi i bibliotekës dhe do të ekspozohen në një muze arkeologjik të ri, që pritet të ndërtohet në Kalanëe e qytetit.Objektet përfshijnë artefakte prej qeramike, guri, mermeri, hekuri dhe bronxi, dhe përfaqësojnë një periudhë kohore që nis nga epoka e bronzit, vijon në atë të hekurit dhe arrin deri në Mesjetën e Vonë.Puna për konservimin e tyr ka nisur prej disa ditësh, ndërsa këto gjetje konsiderohen me vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore për trashëgiminë e qytetit dhe të gjithë rajonit.

Prezantimi i këtyre pasurive në një hapësirë të dedikuar siç është Kalaja e qytetit, do të shërbejë jo vetëm për ruajtjen e tyre, por edhe për tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe studiuesve.Muzeu i ri do të jetë një ndërthurje mes historisë, identitetit dhe potencialit turistik të Lezhës, duke sjellë në vëmendje rrënjët e lashta të këtij qyteti 2400 vjeçar.

Artikulli paraprakMBRETËRIA E BASHKUAR SHPREH SHQETËSIM PËR MBYLLJEN E INSTITUCIONEVE NË VERI TË KOSOVËS
Artikulli tjetërNJË TJETËR KANDIDATE E PD NË QARKUN E TIRANËS KËRKON RINUMËRIMIN E VOTAVE