Qeveria miraton draftin për amnistinë e fundvitit për gratë e burgosura dhe për burrat mbi 60 vjeç. Në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se shpreson që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë, çka do të thotë se duhet bërë seancën plenare.

“Miratohet drafti për amnistinë. Nga kjo amnisti në bazë të gjitha kritereve, nga 56 gra që vuajnë dënimin fitojnë lirimin gjysma e tyre, ndërsa gjysma tjetër përfitojnë uljen e dënimit me 1/3. Nga kjo amnisti përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm burrash.

Një kategori tjetër përfituese janë burrat mbi 60 vjeç. Një pjesë tjetër, të dënuar për vepra penale të rënda ose shumë të rënda nuk mund të përfitojnë. Shpresojmë që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë”, tha Gjonaj.

Artikulli paraprakARTIZANËT SJELLIN ARTIKUJ ME MATERIALE TË RICIKLUESHME
Artikulli tjetërRAMA IRONI ADEMIT, KRYEBASHKIAKJA: RAMA SHKATËRRIMTAR