Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë i gjithë territori paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të herëpashershme. Ndërsa pasditja dominohet nga vranësira të dendura dhe reshje të pakta në zonat malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit vijon me vranësira të dendura.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Europa Veriore dhe ajo Jugperëndimore vijojne nën ndikimin e motit të kthjellët.Ndersa me vranësira dhe reshje shiu paraqiten Britania e Madhe, Europa Qendrore dhe ajo Juglindore.

Gjithashtu vijojnë reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta për Europën Verilindore.