Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë në të gjithë territorin gjatë paradites, ku më të dendura paraqiten në zonat lindore.

Por mesdita dhe pasditja sjellë zhvillim të vranësirave në jug – juglindje dhe verilindje duke krijuar mundësin për shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme mbi kontinentin Europian duke diktuar kthjellime dhe temperatura në rritje. Ndërsa me diell do të paraqiten Jugu, Qendra dhe perëndimi i Europës. Ndërsa me vranësira, reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra ere do kenë Lindja dhe Veriu i Europës.