
Rruga “Selim Çoba” dhe “Selim Gjyrezi” në afërsi të By Pass-it në Shkodër, prej vitesh vazhdojnë të mbeten në një gjenjde të rënduar.
Në të gjithë gjatësinë e tyre janë formuar gropa, të cilat janë kthyer në problem tejet shqetësues për lëvizjen e qytetarëve në këtë zonë. Sipas tyre, premtimet nuk kanë munguar asnjëheër për rregullimin dhe sistemimin e saj, duke filluar nga ujërat e zeza e deri tek asfaltimi, por deri më tani askush nuk ka ndërhyrë për rregullimin e situatës.
Në këto rrugë është e nevojshme të ndërhyhet edhe në sistemin e ujërave të zeza. Situata është më e vështirë sidomos gjatë periudhës së shirave, çfarë vështirëson lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve, sidomos të fëmijëve.






