Ndërtimet pa kriter kanë çuar në bllokimin e kanaleve kulluese pranë tokave bujqësore në fshatin Mes-Myselim në njësinë administrative Postribë. Tashmë në mungesë të një sistemi funksional të kanalizimeve, uji del në rrugë duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të zonës. Me uljen e temperaturave, ngrica I ka zënë vendin rrjedhës së ujit duke bërë që banorët të hasin më shumë vështirësi gjatë kalimit në rrugën kryesore të fshatit.

Banorët tregojnë se disa herë e kanë adresuar problemin e tyre në njësinë administrative, por situata nuk ka marrë zgjidhje prej vitesh.

Pak kohë më parë ka përfunduar asfaltimi I rrugës kryesore të fshatit, por përveç shtrimit të shtresës asfaltike, nga bashkia Shkodër nuk është bërë asnjë ndërhyrje në ndërtimin e një rrjeti kanalizimesh që do të ndihmonte në zgjidhjen direkte që qindra banorë kanë me prezencën e ujit në rrugë.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHTOHET KËRKESAT NË ZYRËN LIGJORE FALAS
Artikulli tjetërAMBASADORI I BE: RINOVONI DOKUMENTET BIOMETRIKE