Të shumtë janë banorët e njësisë administrative Postribë të cilët kanë zgjedhur të mbrohen nga COVID-19 përmes vaksinimit. Mjeku I qendrës shëndetësore në Mes, Sokol Zhabjaku bën të ditur se prej fillimit të fushatës së vaksinimit, dozat e para dhe të dyja I kanë marrë më shumë se 2100 banorë të zonës, ndërkohë që më shumë se 300 është numri I dozave që janë administruar në 3 javët e fundit.

Mjeku shton se gjatë verës, janë regjistruar shumë raste të emigrantëve të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19, një pjesë prej të cilëve edhe të pavaksinuar.

Në muajin gusht, në njësinë Postribë jo vetëm që është rritur numri I vaksinave të administruara tek banorët e zonës por edhe I atyre të cilët janë prekur nga koronavirusi.

Artikulli paraprakDHUNOI DERI NË VDEKJE 18-VJEÇAREN DHE E LA TE SPITALI I FERIZAJT, ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërSHKODËR-VELIPOJË, AKSIDENTI I MERR JETËN 16 VJEÇARIT