Parku i Shatërvanit në Shkodër u shndërrua në një galeri të hapur arti, ku ngjyrat, kreativiteti dhe imagjinata e fëmijëve krijuan një atmosferë të veçantë për qytetarët. Rreth 15 fëmijë të moshave nga 5 deri në 13 vjeç ekspozuan punimet e tyre artistike pranë instalacionit të parkut, duke i dhënë më shumë gjallëri kësaj hapësire publike.
Ekspozita solli para publikut vizatime dhe piktura me tema të ndryshme, ku spikaste mesazhi i paqes, miqësisë dhe harmonisë që fëmijët përcollën përmes krijimeve të tyre.
Të emocionuar për pjesëmarrjen në këtë aktivitet, fëmijët treguan se piktura mbetet një nga mënyrat më të bukura për të shprehur mendimet dhe ëndrrat e tyre, ndërsa nuk e fshehën kënaqësinë që punimet e tyre u prezantuan para publikut
Ekspozita krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe festive në Parkun e Shatërvanit, duke bërë bashkë fëmijë, prindër dhe qytetarë të shumtë në një pasdite të mbushur me art, kreativitet dhe mesazhe pozitive.

Artikulli paraprakRITJA E TEMPERATURAVE RIKTHEN ZJARRET NË LEZHË
Artikulli tjetërFRANKO BURRAJ FLET PAS TRIUMFIT NË MONAKO