
Arqipeshkevi i dioqezes Shkoder – Pult, imzot Giovanni Peragine ka uruar nxenesit dhe mesuesit per nisjen e vitit te ri shkollor 2025 – 2026.
Me poshte, mesazhi i Tij
“Tê dashur nxënës dhe mësues,
Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor, percjell me gezim urimet e mia më të perzemërta. Çdo vit i ri sjell me vete mundési të reja: per nxënësit ishte nje rrugëtim i ri drejt dijes dhe formimit personal, ndërsa për mesuesit eshtë nje mision i perterire per te mbjelle dritë në mendjen dhe zemrën e brezave te rinj .
Dija eshte nje dhurate e madhe nga Zoti, por edhe nje përgjegjësi qe na fton te jemi gjithnje me te urtë, me te drejte dhe më te hapur ndaj të tjerëve. Shkolla nuk eshte vetëm vend ku mesojme lënde te reja, por edhe hapesira ku ndërtojme miqesi, ku kultivojme vlera dhe ku rritemi si qytetarë te ndershem dhe te pergjegjshem.
Uroj qê ky vit shkollor te jete i mbushur me drite, shpresë dhe gezim. Zoti i bekoftë nxënësit ne perpjekjet e tyre, mésuesit në misionin e tyre fisnik, dhe prinderit qe janë gjithnjë mbeshtetje dhe udhëheqës të dashur.
Me dashuri atésore Ju bekoj te gjithëve” – perfundon urimi.






