Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përcolli një mesazh për mbështetësit një ditë pas protestës brenda dhe jashtë parlamentit në seancën e votimit dhe betimit të kryeprokurorit të përkohshëm, Arta Marku. Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia.

E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka! #Liri#Demokraci #Drejtësi

Artikulli paraprakARTA MARKU MERR ZYRTARISHT DETYRËN
Artikulli tjetërHARADINAJ PËRSHËNDETI KRYEMINISTREN SERBE ME “DOBRO VEÇE”