
Famullitari i kishës Ortodokse në Shkodër At Nikolla Petani në vigjiljen e festës së Krishtlindjes ka shpërndarë mesazhin e urimit të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.
Kryepeshkopi thotë në mesazhin e tij se festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje. Ai bëri thirrje që kjo festë të festohet duke e pastruar zemrën nga çdo ligësi dhe duke e mbushur atë me dashuri dhe përulësi ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj atyre që janë në varfëri, sëmundje, dëshpërim dhe në vetmi.
Ndërkohë At Nikolla Petani ka ururar në fjalën e tij dhe të gjithë besimtarët e krishterë të Shkodrës.






