Kjo është edhe performance e fëmijëve të qytetit të Shkodrës që kanë realizuar me nota sensibilizuese dhe duke përcjellur mesazhin “Stop dhunës ndaj fëmijëve” .

Ky aktivitet ,u realizua në bashkëpunim me Qëndrën rinore Arka dhe World Vision , i cili tërhoqi vëmendjen e qytetarëve shkodran duke i bërë shumë kurioz ,por që ne fund të çdo numri ata I kanë duartrokitur fort këta fëmijë për performancat e tyre. Dhuna kundër fëmijëve ndodh në të gjitha vendet, qofshin ato të pasura apo të varfëra dhe ky ishte edhe një nga motivet për realizimin e këtij aktiviteti ,i cili është një nga të shumtit që realizohet për ti thënë ndal dhunës ndaj fëmijëve ,ku duket se ne kemi akoma shumë rrugë për të bërë në ndërgjegjsimin ndaj këtij fenomeni ,i cili vazhdon të jetë prezent edhe në ditët e sotme.