Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme dominojnë motin në vend ku në skajin verior dhe jugperëndimor priten reshje të pakta shiu e dëbore. Mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -8°C deri në 9°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriperëndimore dhe brigjet e detit të Zi mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu, po ashtu Qendra dhe Lindja e Europës vijojnë me reshje dëbore. Ndërsa Rajoni i Mesdheut dhe Veriu i Europës paraqiten me kthjellime.