Katedralja e Shën Shtjefnit në qytetin e Shkodrës i kushtoi meshë falenderimi 38 martirëve të Kishës Katolike, të cilët përmes një letre apostolike të firmosur nga ati i shenjtë u shpallën të lumë mesditën e 5 nëntorit.

Arqipeshkëvi i dioqezës Shkodër Pult Imzot Angelo Masafra u shpreh falenderues për lumturimin e martirëve, teksa tha se me këtë vlerësim që Vatikani i ka bërë kishës, në jemi shembull para botës. Në fund të ritualit të meshës, një rëndësi e veçantë iu kushtua procesionit me reliket e disa prej martirëve, të cilat do të kenë edhe një kënd të veçantë në ambientet e katedrales së Shën Shtjefnit. Pjesëmarrës në këtë meshë falenderimi ishin meshtarë dhe drejtues të kishës katolike nga vendet fqinje.