Këtë të martë, komuniteti katolik i Sapës u mblodh për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ipeshkvit të tyre, imzot Simon Kullit. Ceremonia e salikimit u mbajt në katedralen “Nënë Tereza” në Vau i Dejës , ku besimtarë, klerikë dhe përfaqësues të institucioneve vendore u bashkuan në një atmosferë të ngarkuar me dhimbje dhe mirënjohje. Meshën, e transmetuar drejtpërdrejt nga Star Plus, e udhëhoqi presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Gjergj Meta Gjergj Meta, i cili u ndal te kujtimet e shumta që secili përjeton nga shërbimi dhe prania e ipeshkvit Kulli.

Imzot Simon Kulli u nda nga jeta më 29 nëntor, në moshën 52-vjeçare, pas një arresti kardiak. Ai nisi shërbimin e tij në vitin 2002 si Kancelar Dioqezan i Sapës, ndërsa prej vitit 2006 ka udhëhequr famullinë e Katedrales “Shën Tereza e Kalkutës” , duke u kthyer në një figurë të dashur dhe të respektuar për komunitetin lokal. Për shumë besimtarë, ai mbetet shembull i përkushtimit, qetësisë dhe shërbesës së përditshme ndaj njerëzve të tij.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBERISHA: GJYKATA KUSHTETUESE DUHET TË ZHVILLOJË SEANCË TË HAPUR
Artikulli tjetërTENDERAT ,ARRESTOHET SHEFJA E DIPLOMACISË NË BE