Kisha Nanë nis nga sot një kohë të vecantë, kthimi e pendese, kohë reflektimi e pastrimi, dashurie e rivlersimi, kohë që sublimon sakrificën e nxit një shpirt të ri.

Hyji deshi që kjo kohë e fuqishme, në katedralen e Shkodrës, që ruan kaq ngjarje historike, të marrë udhë edhe misioni i Kardinal Simonit. Kardinal Ernesti më lejoni që në emrin e besimtarëve, të bashkësisë së Krishtit, t’ju falenderoj për praninë dhe që do të na udhehiqni këtë darkë qiellore, e para publike pas marrjes së titullit. Në ëmërimin tuaj si princ i kishës, nuk mund ta harrojmë atë moment kur Papa Francesku ndërsa të bekonte, të vinte unazën, të puthi duart…. gati gati si me dasht me të puth të gjitha plagët, dhimbjet, me të puth rinin tënde nëpër burgje, më të prek forcën e shpirtit tënd, që aq sa i ke dhënë kishës aq edhe kisha po të jep ty. dom Ernest Troshani eshte kardinali i dyte shqiptar, nje moment drite dhe historie per mbare kombin shqiptare, per te gjithe besimtaret qe tashme kane kardinalin e tyre .

Artikulli paraprakPROMOVOHET NUMRI I PARË I REVISTËS “GEGNIA”
Artikulli tjetërVLONJATËT BOJKOTOJNË PAS 104 VITESH CERËMONINË E PAVARËSISË, JA ARSYEJA