
Besimtarët katolik kanë festuar festën e shenjtë të Shën Kollit. Në kishën që mban emrin e këtij shenjti në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë nga presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Gjergj Meta. Gjatë fjalës së tij, imzot Meta tha se ne nuk kemi asgjë në pronë, por jemi vetëm administrator të diçkaje që nuk është e jona. Për këtë, imzot Meta tha se duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin.
Një natë më parë në ambjentet e kishës së ShënKollit u zhvillua procesioni i virgjiljes së kësaj feste ku u bashkuan besimtarë të shumtë.
Shën Nikolli është një ndër shenjtorët e dëshmitarët e Krishtit më të nderuar nga besimtarët e krishterë. Shën Nikolla u dallua për kujdesin dhe ndihmën për të varfërit.






