Mbahet sot mesha e shenjtë për shpalljen Të Lumë të dy martirëve, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq. Mesha mbahet në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër dhe drejtohet nga I dërguari I posaçëm I Papa Françeskut, Eminenca e tij Kardinal Marcello Semeraro. Në meshë janë të pranishëm Ipeshkvijtë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë. Të pranishëm edhe autoritete civile e fetare. Një prani e veçantë është edhe ajo e Kardinalit tonë shqiptar, Eminenca e Tij Kardinal Ernest Troshani Simoni.

Kemi të bëjmë pa dyshim me një moment historik dhe të lavdishëm për Kishën tonë në Shqipëri. Pas 38 martirëve që u shpallën të Lumë në vitin 2016, bashkë me Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazulli numri i tyre shkon në 40, duke shënuar kështu përfundimin e një pune gati 25-vjeçare të Kishës sonë vendore dhe veçanërisht të Arqidioqezës Shkodër-Pult, të udhëhequr nga Imzot Angelo Massafra.

Artikulli paraprakMORI VENDIMIN PËR TË BRAKTISUR NDESHJEN PAS THIRRJEVE ANTISHQIPTARE, AMIR RRAHMANI: TA DINË TË GJITHË SE KOSOVA ËSHTË KOSOVË OSE SHQIPËRI, KAQ!
Artikulli tjetërMYFTIU: JA SI MORA PJESË NË 16 NËNTOR