Kisha shekullore e Shën Gjonit në fshatin Rrashkullaj të Malësisë së Madhe u mbush nga dhjetra besimtarë të cilët morën pjesë në kremtimin e meshës së shenjtë në kuadër të 13 të martave të Shna Ndout. Mesha e shenjtë u kremtua nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër –Pult Imzot Giovanni Peragine, i cili gjatë predikimit kërkoi nga besimtarët që të jenë besnikë ndaj zotit dhe ta jetojnë me përkushtim besimin e tyre.

Imzot Giovanni Peragine, gjatë meshës u shpreh se sot më shumë se kurrë shoqëria ka nevojë për njerëz që veprojnë me mirësi dhe dashuri ndaj njëri tjetrit.

Çdo të martë rrënojat e kishës së Shën Gjonit në fshatin Rrashkullaj të njësisë Gruemirë në Malësi të Madhe mbushen me besimtarët katolik.

Artikulli paraprakUSH VLERËSON ME CERTIFIKATA 9 STUDENTË EKSELENTË
Artikulli tjetërRRËZOHET AEROPLANI NË ALPET ZVICERANE, DYSHOHET PËR 3 TË VDEKUR