Në një ceremoni solemne u zhvillua këtë të shtunë mesha e parë e drejtuar nga Arqipeshkvi i ri Metropolit i dioqezës Shkodër –Pult Imzot Giovanni Peragine.
Para nisjes së ceremonisë kishtare , ishte kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci i cili i uroi mirëseardhjen. Të pranishëm në këtë ditë ishin autoritetet të larta kishtare si dhe përfaqësues të pushtetit lokal.
Në fjalën e tij Imzot Giovanni Peragine vendosi theksin tek bashkimi, si piknisje shumë e rëndësishme për bashkëjetesë të shëndetshme në realitetin që po jetojme.
I pranishëm në meshë, nunci apostolik në Shqipëri Imzot Luigi Bonazzi uroj Ipeshkvin e ri për detyrën dhe inkurajoi atë për të forcuar më tej bashkëjetesën mes besimeve në vend.
Ceremonia kishtare u transmetua live në Star Plus televizion.