
Në katedralen e Shkodrës është mbajtur mesha e shenjtë ku dhjetra besimtarë të pranishëm bashkuan lutjet për mirqënien dhe shëndetin e Papa Françeskut.
Mesha u udhëhoq nga Arqipeshkv i dioqezës Shkodër – Pult, imzot Giovanni Peragine, i cili kërkoi bekime dhe forcë për Papa Françeskun si dhe për të gjithë ata besimtarë të cilët po kalojnë një moment të vështirë.