31 maj ka shënuar përmbylljen e muajit kushtuar “Zojës së Këshillit të mirë”, pajtores së Shqipërisë. Mesha e shenjtë u kremtua nga imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Arqidioqezës Shkodër-Pult në Bazilikën e Nënës së Këshillit të Mirë. Gjithshtu, gjatë meshës, 6 të rinj morën sakramentin e Krezmimit, dhuratën e Shpirtit Shenjtë nga duart e Arqipeshkvit.

Besimtarë të shumtë përgjatë gjithë muajit i janë drejtuar me lutje Bazilikës së Zojës së Këshillit të Mirë rrëzë kalasë në Shkodër.

Artikulli paraprakFESTIVALI MBARËKOMBËTAR I KËNGËS PËR FËMIJË
Artikulli tjetërTRAFIK I RËNDUAR NË DALJE TË QYTETIT