Në festën e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, në Bazilikën kushtuar saj u kremtua mesha solemne, duke shënuar njëkohësisht edhe hapjen e Vitit Jubilar, në kuadër të 130-vjetorit të shpalljes së saj si Pajtore e Shqipërisë.

Kremtimi u drejtua nga Kardinali i Bazilikës Papnore Santa Maria Maggiore, hirësia e tij Rolandas Makrickas, në praninë e mijëra besimtarëve që kishin shtegtuar drejt Bazilikës nga mbarë vendi. Gjithashtu, një grup prej tyre nga Dioqeza e Rrëshenit kishin shtegtuar për ditë të tëra drejt Zojës.

Hapja e Vitit Jubilar përbën një ftesë për reflektim, falënderim dhe ripërtëritje shpirtërore, duke e vendosur këtë përvjetor të rëndësishëm në zemër të jetës kishtare dhe të besimtarëve, të cilët i drejtohen Zojës së Këshillit të Mirë si udhërrëfyese dhe mbrojtëse në çdo kohë.

Artikulli paraprak“ALI LAÇEJ” FITON KONKURSIN E TEATROVE TË SHKOLLAVE
Artikulli tjetërBASHKIA, THIRRJE PËR GRANTE PËR SIPËRMARRJEN INOVATIVE