25 vjetori i vizitës së Papa Gjon Pali 2 në Shqipëri është përkujtuar përmes një meshe në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër përgjatë pasdites së të mërkurës.

Dhjetëra shkodranë u bashkuan për të përkujtuar një nga vizitat më historike të një personaliteti ndërkombëtar.

Mesha u mbajt nga arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, monsinjor Angelo Massafra, i cili e cilësoi ardhjen e Papa Vojtilës në Shqipëri si një moment kyç për tokën shqiptare,

e cila sapo kishte filluar një politikë të re zhvillimi, pas viteve të tëra komunizmi, ndalim të fesë dhe pushkatimeve masive të klerit ferat, sidomos atij katolik.

25 vjetori i Papa Gjon Palit II, i shpallur tashmë shenjtë, përkon edhe me 20 vjetorin e ardhjes në Shkodër të arqipeshkvit të Dioqezës Shkodër-Pult, monsinjor Angelo Massafra.

Papa Gjon Pali II kishte zgjedhur 25 prillin për të vizituar Shqipërinë për shkakun se kjo ditë ishte festa e Zojës së Këshillit të mirë.

Me këtë vizitë historike, Papa Gjon Pali II organizoi Arqipeshkëvinë shqiptare pas komunizmit, me shugurimin e katër arqipeshkëve shqiptarë, Imzot Frano Ilinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHË, “HARROHET” RESTAURIMI I MEMORIALIT TË SKËNDËRBEUT
Artikulli tjetërVIJON AKSIONI “TË PASTROJMË SHQIPËRINË”