
Arqipeshkvi metropolit i Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra ka mbajtur mëngjesin e së mërkurës ritualin e meshës pranë shtëpisë së motrave të Nënë Terezës në qytetin e Shkodrës.
Gjatë fjalës së tij, Massafra përcolli mesazhin e lumturisë duke e lidhur me festën e Krishtlindjeve. Pjesë e kësaj meshe të shenjtë ishin shumë anëtarë të shtëpisë së motrave të Nënë Terezës por edhe qytetarë të Shkodrës.






