Gjatë një vizite në hidrocentralin e Vau Dejsit, zv. Kryeministrja Senida Mesi, e shoqëruar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, vlerësoi punë e bërë në pesë vitet e fundit në këtë hidrocentral.

Sipas saj, mirëmenaxhimi ka bërë që vitet e fundit të mos kemi patur probleme me përmbytjet në zonën qarkun e Shkodrës. Ndërkohë që investimi prej 2.9 miliardë lekësh sipas saj ka bërë që të jetë njëri prej investimeve më seriozë në energji. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri u shpreh se hidrocentrali është rinovuar totalisht.

Ky inspektim sipas tij u bë për të parë edhe menaxhimin e mirë të situatës së kaluar para një jave me motin e keq. Zv/Kryeministrja Mesi dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, u shoqëruan në këtë vizitë në HEC-in e Vau Dejësit nga drejtori i përgjithashëm i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Agron Hetoja dhe Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila.