Zv/Kryeministrja Senida Mesi organizoi një aktivitet festiv në kopshtin “Bota Magjike” me rastin e festave të fundvitit me fëmijët e familjeve në nevojë të komunieteteve Rom dhe Egjiptian, si dhe fëmijë me aftësi ndryshe të shkollës speciale “3 Dhjetori”.

Përveç atmosferës festive dhe lojrave të përgatitura, Mesi shpërndau gjithashtu edhe dhurata për këta fëmijë, të cilët sipas saj kanë nevojë për më shumë dashuri dhe mbështetje në këto festa.

Zv/Kryeministrja Mesi u shpreh se ky aktivitet dhe të tjerë të organizuar me rastin e festave është pjesë e programit festiv që të gjithë ministrat dhe deputetët kanë organizuar në të gjithë vendin. Fëmijët e komuniteteve Rom, Egjiptian dhe të shkollës speciale “3 Dhjetori” kaluan minuta të tëra nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe lojërat e përgatitura me personazhet më të njohur të kartonave.