Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi ka zhvilluar në Paris takime të nivelit të lartë. Ajo është takuar me Znj. Sabine Thillaye, Kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane në Asamblenë Kombëtare të Francës, dhe Z. Christophe Castaner, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Gjatë 2 takimeve, pala franceze ka siguruar mbështetjen e saj në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Me Znj. Thillaye, Zv/Kryeministrja Mesi ka diskutuar për shkëmbimin e praktikave të ndryshme midis vendeve tona.

Zyrtarja franceze ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për organizimin e takimeve të përbashkëta në të ardhmen për të njohur më tej kulturën dhe traditat shqiptare. Ndërsa me Z. Christophe Castaner, Znj. Mesi ka biseduar rreth bashkëpunimit parlamentar në të ardhmen dhe thellimit të tij të mëtejshëm.