Pas 25 vitesh krah te djathtes deputetja Mesila Doda largohet nga Partia Demokratike.

 

Përmes një letre të hapur të cilën e ka postuar në profilin zyrtar të saj në Facebook, deputetja Doda thotë se largohet me keqardhje nga partia të cilën e bashkëthemeloi me të djathtët 25 vite më parë.

25 VJET PAS THEMELIMIT, DEPUTETJA BRAKTIS SELINË BLU

Pavarësisht se “de juro” nuk pati një përjashtim të saj nga PD-ja, Doda thotë se është përjashtuar “de facto” nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, menjëherë pasi deputetja, ndryshe nga grupi i saj, votoi në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetit Tom Doshi. Këtë përjashtim Doda e ka ndjerë edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 21 qershorit ku Paloka nuk e përfshiu në fushatën e Tiranës, shtuar këtu humbjen e doktor Halimit, të cilin e cilëson si mikun e saj, ku fajëson drejtuesit më të lartë të PD-së për rezultatin në garën e tij elektrorale me Erion Veliajn.

Në sytë e Dodës tashmë në PD mbretëron klientelizimi, ndërsa humbja e zgjedhjeve sipas saj nuk u analizua kurrë.

“Ndryshoni qasje ose do rithemelojmë të djathtën që e dërrmuat JU”, – thotë Doda. 

Deputetja “rebele” e së djathtës thotë se në 2 vitet e fundit ka thënë të vërteta të hidhura të papranueshme për shumëkënd.