Sot në kryesinë e Kuvendit kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda është takuar me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA dhe rolin vendimtar që këto marrëdhënie kanë pasur në historinë e djeshme dhe të sotme të Shqipërisë. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi rolin e Parlamentit në integrimin e Shqipërisë, si edhe për situatën dhe nivelin e demokracisë në vend. Doda nënvizoi rritjen e rolit monitorues dhe kontrollues të Parlamentit veçanërisht në situatën e sotme të hapjes së negociatave, ku është e nevojshme rritja e këtij roli dhe nevojën për një pakt kombëtar për integrimin, nga ana e të gjithë forcave politike në Shqipëri.

Nga ana e saj Ambasadorja Yuri Kim nënvizoi se SHBA kanë qenë gjithmonë të angazhuar në rritjen e nivelit të demokracisë në vend, ku qytetarët duhet të ndjehen të pushtetshëm dhe të përfshirë.

Artikulli paraprakTAKIMI ME KIM NË KUVEND, MEDIU ZBARDH FOKUSIN E BISEDIMEVE: NDIKIMET RUSE NË PARTITË POLITIKE
Artikulli tjetërKRIZA QË SHKAKTOI PANDEMIA E COVID-19, BE TRANSFERON MBI 5 MILIONË EURO NË BUXHETIN E KOSOVËS