Prej një muaji, maturantët e shkollave të mesme në Shkodër kanë filluar sezonin e konsultimeve. Albana Bushati, drejtore e shkollës së mesme “28 Nëntori” bën të ditur se kjo fazë është prioritare sa I takon përgatitjes së nxënësve për provimet e shtetit. Sipas drejtores Bushati, pandemia dhe mësimi me orare të reduktuara ka ndikuar negativisht në shumë drejtime.

Drejtorja Bushati tregon se nisur edhe nga vështirësitë e krijuara nga përhapja e pandemisë, është kërkuar që në tezën e provimit të maturës të mos përfshihen disa tema mësimi të cilat nuk janë trajtuar sa duhet gjatë mësimit online.

Pandemia ka bërë që të ulet ndjeshëm numri I maturantëve që kërkojnë të fillojnë studimet jashtë vendit bën të ditur drejtorja e shkollës.

Vetëm 2 muaj na ndajnë nga sezoni I provimeve të maturës. Ministria e Arsimit prej kohësh ka publikuar datat e provimit, ku me 3 qershor do të zhvillohet provimi I Gjuhës së Huaj, me 7 provimi I Gjuhës Shqipe, me 11 provimi I Matematikës dhe me 15 qershor do të zhvillohet provimi i Lëndës me Zgjedhje.