Këtë të hënë duke nisur nga ora 20:00 në ‘Theatre du Chatelet’ të Parisit është duke u zhvilluar ceremonia e ‘Topit të Artë’ në futboll. Ousmane Dembele i PSG-së dhe Lamine Yamal i Barcelonës janë favoritët, teksa është mësuar edhe lista e ngushtë me dhjetë futbollistët që do garojnë për këtë trofe. Ndërkohë që Lamine Yamal ka fituar trofeun ‘Kopa’, si ‘Talenti i vitit’.

Lista e 10-të futbollistëve që do garojnë për Topin e Artë:

Ousmane Dembélé (Francë, PSG)
Gianluigi Donnarumma (Itali, PSG/M.City)
Achraf Hakimi (Marok, PSG)
Kylian Mbappé (Francë, Real Madrid)
Nuno Mendes (Portugali, PSG)
Cole Palmer (Angli, Chelsea)
Raphinha (Brazil, Barcelonë)
Mohamed Salah (Egjipt, Liverpool)
Vitinha (Portugali, PSG)
Lamine Yamal (Spanjë, Barcelona)
Kriteret dhe votat

Trofeu këtë herë jepet bazuar në performancat e një sezoni të plotë, jo më sipas vitit kalendarik. Elementët kolektivë dhe trofetë janë në plan të dytë, përballë performancës individuale, talentit dhe sportivitetit.

Numri i votuesve është ngushtuar. Për meshkujt votojnë vetëm 100 gazetarë nga 100 kombet më të mira sipas renditjes së FIFA-s (nga 170 më parë), ndërsa për femrat janë 50 votues.

Ceremoninë do ta drejtojë Ronaldinho, i cili gjithashtu do të dorëzojë çmimin e fituesit. Përveç ‘Topit të Artë’, do të ndahen edhe çmimet për portierin më të mirë, golashënuesin më të mirë dhe futbollistin më të mirë të ri.

‘Topi i Artë’ jepet që nga viti 1956. Lionel Messi e ka fituar plot tetë herë, rekord absolut, ndërsa Cristiano Ronaldo e ka marrë pesë herë.

Artikulli paraprakBEGAJ NË OKB: SHQIPËRIA E ANGAZHUAR PËR ELEMINIMIN E DHUNËS NDAJ GRAVE
Artikulli tjetërSHBA, TRUMP: NJOHJA E PALESTINËS ËSHTË SHPËRBLIM PËR HAMASIN