Teksa mëngjesin e sotëm u votua në Kuvend qeveria e re ‘Rama 3’, ditën e nesërme kryeministri Edi Rama dhe kabineti i ri do të betohen te presidenti Ilir Meta.

Mësohet se ceremonia e betimit do të nisë në orën 10:00, në Presidencë.

Kujtojmë se qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin. Rama dhe ministrat e tij do të betohen te një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.

Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit. Nga ana tjetër Meta e ka dhënë një sinjal dakordësie me qeverinë e re, pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama, nga kryeministri tek ministrat që vijojnë.

Artikulli paraprakCOVID-19 NË GREQI/ 2 MIJË E 255 RASTE TË REJA DHE 39 VIKTIMA NË 24 ORË
Artikulli tjetërTHIRRJA E BLINKEN: SA MË SHUMË VENDE ARABE TA NJOHIN IZRAELIN