Ndeshjet eliminatore për Botërorin 2022 për Amerikën Latine kanë hyrë në një moment kulminant dhe Argjentina po kërkon biletën për një kualifikim direkt. Sfida e radhës për Messin me shokë është ajo e së Premtes ndaj Perusë me ekipin që po përgatitet në Ezeia.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e shtypit vendas është fotoja e një tifozi të Lionel Messit, i cili kërkon të takojë idhullin e tij por ndërkohë ka një “problem” të vogël.

Emri i tij është Cristiano, dhe vet ai e shikon si problem duke parë rivalitetin e madh të idhullit të tij, Messi me Cristiano Ronaldon.

Djaloshi është shfaqur me një shënim “Messi, të lutem fale nënën time se nuk di çfarë bën. Unë quhem Cristiano”.

Fotoja po bën xhiron e botës dhe në pak orë ka marrë 62 mijë pëlqime, 2600 “retweet”, më shumë se 400 tweet të cituar e më shumë se 200 përgjigje.

Ndoshta vetëm takimi me Messin mund ta ngushëllojë tifozin për faktin që ka emrin e rivalit të idhullit të tij.

“Messi, të lutem fale nënën time”. Fotoja e një