
Lionel Messi vijon të vendosë rekorde edhe jashtë fushës së futbollit. Postimi i “Pleshtit” për fitimin e trofeut të Kupës së Botës me Argjentinën ka shkuar në mbi 56 milionë pëlqime në Instagram, duke e bërë postimin me të pëlqyer në botë. Rekordin më parë e mbante fotoja e një veze me afro 56 milionë pëlqime.







