“Panairi i Mirënjohjes” në ambjentet e jashtme të kinema “Republika” ka shënuar startin e aktivitetit “Mësuesi prek përjetësinë”, të organizuar nga Zyra Arsimore Rajonale Shkodër në kuadër të 7 marsit, ditës së mësuesit. Në ambjentet e brendshme, nxënës të shkollave “Art dhe zeje” ofruan embëlsira të përgatitura nga ana ata vetë. Aktiviteti u hap nga drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadija.

Programi artistik, i përgatitur nga vetë nxënësit e shkollave të Shkodrës, u gërshetua edhe me përshendetjet e të ftuarve.

Në këtë aktivitet, u vlerësuan nxënësit fitues në Olimpiadat Kombëtare, teksa pjesa kulmore ishte ndarja e Certifikatave të Vlerësimit, për të shprehur mirënjohjen për mësuesit që do të festojnë 7 Marsin e fundit pranë bankave të shkollës me nxënësit e tyre.

Artikulli paraprakKONTRIBUTI I MËSUESE FATBARDHA RAKAJ
Artikulli tjetër55-VJEÇARJA LARGOHET NGA SPITALI PSIKIATRIK I SHKODRËS, VËLLAI DENONCON NË POLICI