
Sakrifica e mesues Gjovalinit ne fshatrat e braktisur te Kaçinarit ne Mirdite
Ditën e nis heret dhe përshkon 15 km rruge mes maleve në këmbë, për t’i dhënë dije një nxënëse në ciklin 9-vjeçar të shkollës së Kaçinarit ne Mirditë. Ai është mesuesi Gjovalin Bica, i cili prej pesë vitesh ndjek këtë itinerar, duke sfiduar çdo vështirësi.Një mision i vështirë, por i mbushur me dashuri për arsimin dhe përgjegjësi ndaj brezit të ri.
Ky vit e ka gjetur shkollën e Kaçinarit me vetëm dy nxënës dhe një fëmijë parashkollor. Një gjendje që flet qartë për shpopullimin e thellë të shtatë fshatrave të zonës. Por për mesues Gjovalinin, pasioni për arsimin e bën të përballojë çdo sfidë.
Mësuesi kujton se deri dhjetë vite më parë, në Njësinë Administrative të Kaçinarit kishta shkolla thuajse në çdo fshat, me rreth 150 nxënës në total. Por vit pas viti, numrat ranë, duke sjellë këtë realitet të trishtë.
Në shtatë fshatrat e Kaçinarit nuk jetojnë më shumë se 50 familje. Shkaku kryesor i shpopullimi ka qenë mungesa e infrastrukturës dhe mundësive, thotë kryeplaku Ndue Çupi.
Në një zonë ku jeta po shuhet bashkë me zërat e fëmijëve, mësuesi Gjovalin Bica është dëshmia se arsimi nuk dorëzohet lehtë. Udhëtimi i tij i përditshëm është jo vetëm sakrificë, por edhe thirrje e heshtur që këto fshatra të mos mbeten vetëm kujtim në hartën e Mirditës.






