MAS: ARSIMTARËT JASHTË PROFILIT EDHE JASHTË SISTEMIT. Mësuesit që punojnë jashtë profilit apo nuk kanë arsimin përkatës nuk do të jenë më pjesë e sistemit. Specialiste te ministrise se arsimit kane argumentuar se nuk eshte e udhes që një i diplomuar për Agronomi apo Juridik të japë lëndën e Gjeografisë dhe Historisë, sikundër është konstatuar.

Ministria e Arsimit ka nisur një inspektim në të gjitha shkollat 9- vjeçare dhe gjimnazet e vendit dhe sipas Malajt, pjesë e këtij monitorimi do të jetë edhe mënyra e punësimit të tyre nga drejtoritë arsimore.

Rezultatet e inspektimit të nisur do të bëhen publike në datën 15 tetor. Mësuesit e konstatuar me shkelje sa i takon mënyrës së rekrutimit dhe ata që japin mësim jashtë profilit do të zëvendësohen nga të rinj. Në lidhje me praktikën e punësimit të mësuesve që futen rishatzi në sistem, behet me dije se kompetencat për emërimin e tyre do t’u përcillen drejtorive të shkollave, të cilat do të zhvillojnë konkurse dhe për një pozicion vakant do të propozojnë kandidaturat e mundshme pranë drejtorisë arsimore. “Kompetenca për emërim do t’u kalojë drejtorëve të shkollave, duke respektuar parimin e konkurrimit. D.m.th. drejtoritë e shkollave bëjnë konkurrimin, nxjerrin tri kandidatura dhe drejtori I arsimit zgjedh një nga këto kandidatura që propozohen nga drejtoritë e shkollave. E njëjta praktikë thuajse me atë që ndiqet nga DAP.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/YMTf8TWsMq0?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBY-PASSI, BASHKIA RREZIKON GJOBËN
Artikulli tjetërQENDRA “PJETER GACI” PRANE TE RINJVE