SINDIKATAT I KANË LËNË AFAT MAS-IT DERI NË 30 PRILL NË TË KUNDËRT GREVË PA AFAT. Mësuesit e shkollave parauniversitare do të protestojnë në 20 prill për 1 orë. Greva është lajmëruar nga sindikata e arsimit të cilat i kërkojnë Ministrisë së Arsimit të nënshkruajë kontratën kolektive me mësuesit.Sindikatat i kanë lënë afat MAS-it deri në 30 prill në të kundërt do të kalojnë në grevë paafat.

“Do të bisedojmë në 30 prill me Ministrinë e Arsimit për kontratën kolektive. Në 20 prill do të zhvillojmë një grevë 1 orëshe dhe nëse deri në 30 prill nuk nënshkruhet kontrata kolektive e punës, atëherë do të kalojmë në grevë paafat”, – tha në një konferenc për mediat Xhafer Dobrusha, kreu i sindikatës së arsimit.Sipas të dhënave të sindikatave janë rreth 38 mijë mësues që punojnë pa një kontratë kolektiveme Ministrinë e Arsimit. Nga ana e saj Minisistria e Arsimit sqaron se mos nënshkrimi i kontratës kolektive ka ardhur për shkak se kërkesat e sindikatave të arsimit nuk kanë qënë në formën e kërkuar në ligj. “Grupi i punës pasi vlerësoi treguesit e përfaqësueshmërisë (numrin e mësuesve të anëtarësuar në sindikatë) të paraqitur nga subjektet e interesuara, bashkëlidhur kërkesave për fillimin e bisedimeve, konstatoi se treguesit e përfaqësueshmërisë të të dy subjekteve që kanë kërkuar të nënshkruajnë Kontratën Kolektive të Punës me MAS, nuk paraqiteshin në formën e kërkuar në ligj.