Valbona Kapiaj është një prej mësuesve në shkollën e mesme “Hamdi Bushati” në Shkodër e cila për katër vite me radhë i dha mësim Musaen Zenelit, 20 vjeçarit të vrarë në Velipojë.

Mësuesja e tij rrëfen se Musaeni ishte një djalë shembullor dhe i përkushtuar për të marrë profesionin me idenë për të punuar dhe për të ndihmuar familjes. Mësuesja e Musaenit thotë se mbrëmja e maturës pak ditë përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë do mbetet e paharruar.

Gjatë ditës së sotme i gjithë stafi i mësuesve të shkollës 9-vjeçare ku mësoi Musaen Zeneli dhe shkollës së mesme ngushëlluan nënën dhe familjen Zeneli për humbjen e 20 vjeçarit në ngjarjen e rëndë në plazhin e Velipojës me katër viktima dhe dy të plagosur mesnatën e 27 qershorit.

Artikulli paraprakNËNA E MUSAENIT: PA E DITUR LAVA PESHQIRIN E DJALIT TË VRARË
Artikulli tjetërSTAR TREND – SHKODRA’S PAPION