Kryetari i Kuvendi Ilir Meta ka folur sot në lidhje propozimin Hibrid të bërë nga ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nulad, duke shprehur vlerësimin e tij për përpjekjet e ndërmarra për finalizimin me sukses të Reformës në Drejtësi.

Sipas Metës në orët në vijim do të bëhet çdo përpjekje për të përafruar qëndrimet. Ai ka thënë se “21 Korriku duhet të jetë një histori suksesi dhe jo histori fajtorësh të politik”. Gjithashtu kreu i Kuvendit Ilir Meta ka inkurajuar dhe takimin një takim mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha, të cilët sipas Metës me një vullnet të mirë dhe pa paragjykimi, mund të arrijnë një komunikim konstruktiv dhe kështu të gjendet një zgjidhje në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias, e vetmja çështje që mban palët larg kompromisit.

Artikulli paraprakNJERIU QË MBOLLI VDEKJEN NË NICE, NJË HAJDUT E GRABITËS
Artikulli tjetërUJËRAT E ZEZA NË LIQEN, DARDHA: ZGJIDHJE ME HARTIMIN E PLANIT VENDOR