Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se Bashkimi Europian duhet të jetë i qartë dhe i vendosur nga qeverive të Ballkanit në strategjinë e zgjerimit.

“Bashkimi Europian duhet të jetë i qartë dhe i vendosur ndaj qeverive të Ballkanit Perëndimor në strategjinë e zgjerimit! Kjo është arsyeja pse të gjitha qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të kujtohen të zbatojnë mekanizmin dhe angazhimet e vendosura të BE-së! Për të krijuar një rrugë europiane të qëndrueshme dhe të pakthyeshme për Ballkanin Perëndimor, ne kemi nevojë për një udhëheqje të fortë euroatlantike dhe një koordinim më të mirë të BE-së dhe SHBA”, shprehet Meta.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI, JA EPIQENDRA DHE MAGNITUDA
Artikulli tjetër“OH ZOT!”, BRAÇE KAP ‘MAT’ MINISTREN E BUJQËSISË DHE S’I KURSEN IRONITË