Sot presidenti Ilir Meta ka bërë publike përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka mbajtur seancën lidhur me vendimin për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit për shkelje të Kushtetutës.

Siç njofton presidenca, publikimi i pyetjeve nuk u bë ditën e djeshme, pasi sipas tyre u morën me sjelljen e faljeve se Kuvendi ka manipuluar provat.

“Në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve, sot në ora 09:00, në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës do të publikohen përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese.

Na falni për vonesën prej 24 orësh, por ngjarja skandaloze e faktuar e manipulimit mafioz nga Kuvendi të provave kundër Presidentit të Republikës na e pamundësoi transparencën e plotë dje”, njofton presidenca.

Click to access 6202275264f8a7.2.2022_Pyetje-Pergjigje_Presidenti_GJK-FINALE-Converted.pdf

 

Artikulli paraprakNDODH PËR HERË TË PARË! BURRI I PARALIZUAR ECËN SËRISH FALË IMPLANTIT NË SHTYLLËN KURRIZORE
Artikulli tjetërZGJEDHJET PËR SHOQATËN RAJONALE TË FUTBOLLIT, NË SHKODËR DEL FITUES LAZËR MATIJA