Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj pas marrjes zyrtare të detyrës dhe dorëzimit të Kushtetutës nga drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka mbajtur një fjalim për t’iu adresuar popullit.
Ai e ka vendosur theksin tek uniteti kombëtar dhe lënia mënjanë e ndasive të klasës politike, aq më tepër që Shqipëria i është futur zyrtarisht rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian me çeljen e negociatave.

“Sot është dita më e rëndësishme e jetës sime. Ju drejtohem me nderin dhe privilegjin më të lartë të një individ të zgjedhur në postin më të lartë të shtetit atë të Presidentit të Republikës. Ky ve

Sot u betova për besnikëri ndaj Kushtetues dhe ligjeve të vendit. Për të mbrojtur pavarësinë e Republikës. Do të jem shërbëtor i popullit tonë, bashkëpunëtor i palëkundur i unitetit kombëtar. Do të jem kontribuues dhe përkrahës i komunikimit dhe nismave e ideve që çojë përpara shoqërinë tonë, Dialogu dhe bashkëpunimi midis forcave politike, dëgjimi i vëmendshëm i zërit të medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundësojnë që forca e tij të mishërohet në mirëqenie, zhvillim e progres për vendin. Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve që kanë përgjegjësi për të mbrojtur dhe promovuar interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike për të arritur objektivat tonë kombëtarë. Do të mbështes çdo veprim për të arritur marrëdhënie të shëndosha midis institucioneve kushtetuese. Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi, jo thjesht se është kusht thelbësor për anëtarësimin në BE por edhe se ndërtimi i një sistemi gjyqësor të pavarur garanton luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Reforma në drejtësi me ndihmën e aleatëve tanë strategjikë por jep frytet e saj. E gjej të udhës të ritheksoj se miqtë tanë te Shqipëria e shqiptarët të gjejnë kurdoherë partnerin e tyre të mire besuar.

Mbajta e konferencës së parë ndërqeveritare me BE është një arritje e madhe mëse e merituar nga Shqipëria dhe shqiptarët. Kjo ngjarje shënon vetëm fillimin e një kapitulli të ri, ku duhet të jemi të gjithë bashkë krah për krah. Shqipëria dëshmon se edhe popujt e vegjël kontribuojnë në sigurinë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Njëzëshmëria e popullit shqiptar për mbrojtjen e popullit ukrainas tregojnë se ne jemi bashkë për kauza të mëdha. Angazhimi ynë në NATO e bën Shqipërinë më të fortë, më të qetë dhe më të sigurte. Por lufta në Ukrainë bën të qartë se siguria dhe paqja nuk sigurohen pro fitohen”, tha Begaj.Pas dorëzimit të detyrës Presidentit Bajram Begaj dhe përshëndetjes me pasardhësin e tij, duke bërë shqiponjën me duar, Ilir Meta ka zgjedhur të largohet në këmbë nga Presidenca.

Artikulli paraprakSHËNOHEN DY VIKTIMA NGA COVID-19 NË VEND, MSH: 965 QYTETARË TË INFEKTUAR, 843 TË SHËRUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërBORRELL URON BEGAJN PAS BETIMIT SI PRESIDENT: MANDATI JUAJ FILLON NË NJË MOMENT HISTORIK PËR SHQIPËRINË