Permes nje postimi ne rrjetin social Facebook, presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur mirenjohjen e tij per stafet mediatike te cilat kane raportuar ne kohe reale ngjarjet e ndodhura gjate ketyre diteve. Ne postimin e tij shktuan:

Falenderoj të gjithë gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet teknike mbështetëse për raportimin e saktë dhe në kohë reale ditë-natë, në kushte aspak të lehta, të situatës tepër të rëndë dhe të pasojave tragjike në jetë njerëzore dhe prona, që la pas tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.
Me punën e tyre të palodhur, gazetarët dhe mediat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të banorëve të prekur nga pasojat e kësaj fatkeqësie tepër të rëndë.
Duke i inkurajuar mediat të vazhdojnë të tregojnë seriozitet dhe përmbajtje maksimale në raportimin e lajmeve, me qëllim shmangien e informacioneve të paverifikuara, besoj se në kuadrin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit të fundit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike.
Gazetarët kanë qenë ndër heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve dhe për këtë meritojnë një falenderim dhe mirënjohje të madhe!

Artikulli paraprakRAMA TREGON BISEDËN ME MACRON: DURRËSI DO TË BËHET I MADH PËRSËRI
Artikulli tjetër“NA KANË DHËNË ÇADËR ME QERA”, DËSHMIA E PAZAKONTË E BANORES: PAGUAJMË 50 MIJË LEKË NATA