Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme pesë ligje të marrëveshjes politike të 5 qershorit 2020, që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Në dekretin e tij, Kreu i Shtetit bën edhe një paralajmërim të fortë, teksa thekson se “Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht”.

Gjithashtu, Presidenti Meta iu kërkon të gjitha organeve kompetente, mes të cilëve dhe SPAK e KQZ, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin e akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve.

“Presidenti Meta, me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, kërkon nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimeve, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin

bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve.

Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht, në funksion të ruajtjes së legjitimitetit të procesit zgjedhor, deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.”-thuhet ne njoftimin e Presidences.