Presidenti Ilir Meta e ka nisur sërish ditën e sotme me sulm kundër kryeministrit Edi Rama për reformën në drejtësi. Kur na ndajnë pak ditë nga tre vjetori i miratimit të reformës në drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë me 140 vota, Meta thotë se cështja është nëse është ‘Reforma apo Ramaforma’? Më pas Meta shpjegon se cfarë është sipas tij Ramaforma.

‘Mirëmëngjes të dashur qytetarë! Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme. Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura” shkruan Meta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN LEZHË- SHËNGJIN, NDËRRON JETË NJË PERSON
Artikulli tjetërTEMPERATURAT DERI NË 39°C, JA SI PARASHIKOHET MOTI SOT